Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mësohen datat e ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 13:48

Ballkani, CFR Clujt, Slavia Praga dhe Sivasporit janë pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës dhe do të synojnë të vazhdojnë një hap më tutje drejtë fazës së eliminimi direkt të këtij kompeticioni, raporton Gazeta10.

Skuadra kosovare sot ka mësuar edhe orarin e përballjeve të këtij grupi e që do të nis më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me sfidën kundër CFR Cluj 1907.

Një javë më vonë, më 15 shtator kampioni i Kosovës udhëton drejtë Pragës për t’u përballur me Slavian, pastaj me 6 dhe 13 tetor zhvillohen dy përballjet me Sivasportin dhe me 3 nëntor mbyllet kjo kampanjë me ndeshjen kundër CFR Cluj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.