Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi pranon ofertë nga Arabia

Gazeta10
02 March 2023 - 18:06

Kampioni i botës me Argjentinën, Lionel Messi ka pranuar një ofertë nga Arabia Saudite.

Atij i është ofruar një kontratë dy-vjeçare nga skuadra e Al Ittihad, e cila do të përfshinte pagën më të lartë në histori të futbollit.

Sipas kësaj oferte, i bie që Messi do të paguhej 88 milionë euro në vit, duke kaluar Cristiano Ronaldon, i cili paguhet 70 milionë euro në vit.

Kontrata aktuale e Messit me PSG-në përfundon në fund të këtij sezoni, me argjentinasin që ende nuk është pajtuar për vazhdimin e kontratës me klubin francez.

7 herë fituesi i Topit të Artë, këtë sezon ka 28 paraqitje me Parisin, duke shënuar 17 gola e dhuruar 16 asiste në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.