
Lionel Messi ditë më parë arriti të fitoj Kupën e Botës, trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij.
Para finales kundër Francës, ai deklaroi se ndoshta ajo ndeshje do të ishte e fundit më kombëtaren, por pasi fitoi Botërorin Messi tha se do të vazhdoj të luajë me Argjentinën si kampion bote.
Mediat argjentinase raportojnë se ylli i Paris Saint-Germainit po planifikon të luajë edhe në Kupën e Botës në vitin 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kupa e Botës në vitin 2026 do të ishte Botërori i gjashtë që Messi merr pjesë.
Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Argjentinës me 98 gola në 172 paraqitje.
Përveç Kupës së Botës që e fitoi të dielën, ai ka fituar edhe Copa American dhe Finalissiman me ‘Albicelesten’.
35-vjeçarit po ashtu i përfundon kontrata me PSG-në në përfundim të sezonit dhe në afatin kalimtar veror ai mund të ndërrojë skuadër.