Gazeta10

Mezani e quan ‘Monstër’ gjyqtarin Gramos Shala: Nuk duhet të gjykojë kurrë më në futbollin kosovar

Llapi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1 me ndeshjen që kishte fund dramatik.

Llapjant fituan një penallti e cila u kontestua shumë nga skuadra mysafire, megjithatë pasi Aridon Bllaca e priti fillimisht gjuajtjen e Muhamet Hysenit, gjyqtari Gramos Shala e përsëriti 11 metërshin ku në herën e dytë realizoi sulmuesi llapjan.

Pas ndeshjes ka shpërthyer trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani. Tekniku vlonjat e ka quajtur Monstër gjyqtarin Shala duke thënë se një gjyqtar si ai nuk i duhet futbollit të Kosovës.

“Monstra të tillë si ky gjyqtar nuk duhen të ndajnë drejtësi kurrë. Nuk fitoj Llapi, fitoj gjyqtari. Këto lloj gjyqtarësh e prishin futbollin e Kosovës”.

“E ka parë gjithë Kosova. Federata duhet të marrë masa. Këtu nuk duhet të flitet për futboll sepse e dominuam Llapin. Këtu duhet të flitet për një monstër që vendosi ndeshjen”.

“Ai e vendosi ndeshjen dhe Federata duhet të marrë masa për gjyqtarë të tillë. Këta monstra vendosin ndeshjen dhe Federata duhet ta shikojë këtë ndeshje e ta dënojë atë”, ka thënë Mezani.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur