
Mijëra persona janë mbledhur në Beograd për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, i cili vdiq në moshën 84-vjeçare derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë.
Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte shpallur fajtor për gjenocid nga një tribunal i OKB-së për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë.
Masakra konsiderohet si një nga krimet më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.
Fillimisht ishte paralajmëruar se Mlladiq do të kishte një varrim shtetëror, por planet u ndryshuan pas kundërshtimeve nga disa liderë evropianë.
Bashkimi Evropian e ka dënuar glorifikimin e tij, duke theksuar se nderimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi nuk kanë vend në vlerat evropiane.