
Një zjarr ka përfshirë pasditen e së hënës një zonë në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, zjarri është raportuar rreth orës 16:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Për shkak të rrezikut, autoritetet kanë bërë evakuimin e banorëve të zonës.
“Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka thënë për Zërin zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende as shkalla e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.
Policia pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervenimit dhe vlerësimit të situatës.