Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Milaim Zeka: Kurti ia fali veriun Serbisë, tash kënga jo deri te “Molla e Kuqe” por te “Ura e Ibrit”

Gazeta10
06 July 2023 - 16:27

Gazetari Milaim Zeka ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për situatën në veri të Kosovë. Ai tha se kryeministri Kurti mbylli gjykatat dhe prokurorinë në veri të Kosovës dhe tashmë kjo pjesë është totalisht në dorë të Vuçiçit.

Ai tha se e kritikon Albin Kurtin si kryeministër, pasi ky i fundit sipas tij ja fali veriun Serbisë dhe shtoi se shumë shpejtë shqiptarët e Kosovës nuk do këndojnë më këngën “Deri te Molla e Kuqe”, pasi kufiri i Kosovës do të shtyhet deri te lumi Ibër.

“Veriu i Kosovës është totalisht në dorën e Vuçiçit, unë po e kritikojë Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, unë kurrë nuk jam marrë me Albinin kur ishte opozitar, kryetar i opozitës.

Unë po ju them se shumë shpejt, me logjikën e Albin Kurtit shqiptarët e Kosovës dhe të diasporës në vend të këngës “Deri Te Molla E Kuqe”, do të këndojnë këngën “deri te ura e Ibrit”. Ky ja fali komplet veriun e Kosovës Vuçiçit”, tha për Euronews Albania, Milaim Zeka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.