Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milan në aksion, synon transferimin e dy lojtarëve në afatin e janarit

Gazeta10
13 November 2023 - 11:25

AC Milan po kërkon të forcojë mbrojtjen dhe sulmin qysh në afatin e janarit. Për këto pozita janë përmednur disa emra të futbollistëve të njohur.

Sipas gazetarit të sportit italian, Gianluca Di Marzio, qendërmbrojtësi Alessandro Marcandalli po tërheq interesin e Milanit me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Reggiana (në huazim nga Genoa), ndërsa sulmuesi i Montopellier, Akor Adams, gjithashtu është në vëzhgim të drejuesieve të Milanit, raporton gazeta10.

Akor Adams ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Ligue 1 këtë sezon me shtatë gola të shënuar në 11 paraqitje. Sezonin e kaluar sulmuesi nigerian luajti për Lillestrøm SK, një ekip në Eliteserien në Norvegji, ku shënoi 15 gola në 15 ndeshje.

Kurse, Alessandro Marcandalli është një nga mbrojtësit që ka spikatur më shumë në Serinë B këtë sezon.

Pasi ka ardhur nga ekipi i të rinjve të Genoa-s, qendërmbrojtësi italian me origjinë nigeriane po fillon tani për Reggiana, pasi ka bërë 12 starte nën drejtimin e trajnerit Alessandro Nesta.

Gjithashtu në listën e qendërmbrojtësve janë Lloyd Kelly i Bournemouth dhe Radu Dragusin i Genoas, si dhe Finn van Breemen i Baselit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.