
Mehdi Taremi mund të mos jetë duke kaluar sezonet më të mira për Porton, por ai vazhdon të jetë vendimtar për kombëtaren e tij Iran. Kjo ka bërë që AC Milan ta ndjek nga afër.
Geoffrey Moncada dhe drejtuesit e Milanit po studiojnë idenë për të nënshkruar me një sulmues që në afatin kalimtar të janarit, duke qenë se Noah Okafor aktualisht konsiderohet më shumë si zëvendësuesi i Rafael Leaos në të majtë, ndërsa Luka Jovic nuk ka dhënë ende ndonjë kontribut real për ‘kuq e zinjtë”.
Olivier Giroud nuk mund të punojë jashtë orarit dhe gjatë merkatos së verës Taremi u lidh shumë me një kalim te Milani për t’u bërë zëvendësi i tij apo edhe potencialisht zëvendësuesi i tij për sa i përket të qenit titullari kryesor, duke qenë se francezi tani është 37 vjeç, shkruan Calciomercato.com, raporton gazeta10.
Kërkesat në fund të bisedimeve në afatin e verës bënë që Taremi mos të transferohet në Milan.

Mëgjithatë, Milani vazhdon të jetë në ndjekje të Taremit dhe transferimi i tij në ‘San Siro’ mund të bëhet real gjatë afatit kalimtar të janarit.
E sipas Calciomercato.com, Milan duhet të veproj shpejt, sepse edhe Inter ka ngjallë interesim për 31 vjeçarin.
Pasi shënoi 22 gola në Ligën portugeze sezonin e kaluar dhe 20 sezonin më parë, sezona 2023-24 nuk ka fort e suksesshme për Taremin deri më tani, pasi ai ka shënuar vetëm dy herë në 11 ndeshje të Ligës së Portugalisë. /Gazeta10/