Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milan nuk heq dorë nga Asensio

Gazeta10
15 February 2023 - 12:23

Milani ende beson se do t’i sigurojë shërbimet e Marco Asensios, raporton të mërkurën “Calciomercato”.

Sulmuesi i krahut me Real Madridin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. 27-vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën me Realin.

Krahas Milanit, për Asension interesim ka shprehur edhe Arsenali.

Por, futbollisti spanjoll e ka prioritet vazhdimin e kontratës me Realin.

Sezonin aktual në 27 ndeshje në të gjitha garat, Asensio ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.