
Afati i janarit ka bërë që Milan të tentojë transferimin e lojtarëve në reparte të caktuata.
Klubi kuq e zi këto dite kishte hyrë në garë për të nënshkruar me lojtarin rumun, Radu Dragus të Genoas.
Megjithatë, duket shumë e pamundur që klubi të vazhdojë ndjekjen e mbrojtësit rumun për disa arsye, raportojnë mediat italiana, transmeton gazeta10.
Çështja më e spikatur janë aspektet financiare të një marrëveshjeje për Dragusin.

Genoa kërkoi 25 milionë euro, një shifër që Milan nuk e ka në dispozicion.
Një shumë të përafërt parash për lojtarin tashmë e ka ofruar Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur.
Megjithatë, lojtari rumun duket se tashmë e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar ekipit nga Premierliga, Tottenham.
Pasi dështoi me Dragusin, mbetet për t’u parë se cili do të jetë opsioni i Miliat për të sjell një lojtar në fazën e mbrojtes gjatë këtij afati kalimtar. /Gazeta10/