Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi për Origin

Gazeta10
14 September 2022 - 16:36

Kampionve të Scudettos ka filluar t’i mbarojë durimi me Divock Origin.

Sulmuesi belg mbërriti në verë nga Liverpooli me kosto zero, por performanca e tij nuk është ashtu siç pritej dhe lojtarët e Milanit tashmë po mendojnë për një plan B.

Sipas Calciomercato, Jonathan David dhe Noah Okafor do të ishin të zgjedhurit. Kanadezi luajti një rol kyç në triumfin e titullit kampion që Lille arriti sezonin e kaluar. Ndërsa emri tjetër është Zvicerani Okafor i cili po rritet me hapa të mëdhenj në Salzburg, ai është tashmë në radarin e disa të mëdhenjve evropianë përfshirë Milanin.

Tek Milan momentalisht si sulmues qëndror janë: Ibrahimovic i lënduar, Origi në formë jo të mirë dhe i vetëm Olivier Giroud po mbanë mbi supe gjithë repartin e sulmit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.