Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miliona dëme nga vërshimet, asnjë kompensin deri tani AAK

Gazeta10
22 July 2023 - 20:15

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se dëmet milionëshe të shkaktuara nga vërshimet gjatë muajit janar, ende nuk janë kompensuar. Për këtë, ata kanë bërë thirrje që të formohet Fondi Emergjent për komunat, derisa shqetësuese e kanë parë rivlerësimin e dëmeve nga niveli qendror, derisa të njëjtën më parë e kanë bërë komunat.

Kanë kaluar më shumë se gjysmë viti nga vërshimet, por dëmet ende nuk janë kompensuar.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë thënë se komunat e prekura nga vërshimet kanë krijuar komisionin për vlerësimin e dëmeve, por të njëjtat po kontestohen nga niveli qendror.

Për këtë, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, ka bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet Fondi Emergjent për komunat.

Nga ana tjetër, Ibrahimi e konsideron të paarsyeshme rivlerësimin e dëmeve nga qeveria, derisa më parë janë vlerësuar nga komunat.

Ai e sheh shqetësuese bashkëpunimin mes këtyre të fundit.

Në janar të këtij viti, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, Komuna e Skenderajt, Klinës, Mitrovicës e Podujevës u përballen me vërshime.

Kështu, shumë qytetarë mbetën pa shtëpi e pa ujë të pijes, derisa dëmet arritën vlerën e milionave euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.