Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Mimoza s’është tamam VV, ndryshe do t’ishte Sveçla” – Përplasje mes panelistëve: Edhe Grabovci i ka zbatu planet e Thaçit

Gazeta10
11 July 2023 - 21:10

Pesha politike e shefës së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës në Vetëvendosje me atë të Adem Grabovcit që dikur ishte shef i deputetëve të PDK-së, ka përplasur analistët të martën në Politiko.

Për Nexhmedin Spahiun në publikimi i audio-incizimeve do të kishte peshë tjetër nëse në dialog do të dëgjohej ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e jo Kusari-Lila që sipas tij nuk është “tamam” Vetëvendosje.

“Profili politik i Mimoza Kusarit është një profil që ka bashkëpunuar me të gjitha partitë. S’po më duket e çuditshme. Me qenë Mimoza që e pyet për gjithçka shefin, s’i kish ndërru 5 shefa. Ndryshe kish me qenë nëse në këtë përgjim kish me qenë Xhelal Sveçla. Kusari-Lila nuk është tamam VV.”, u shpreh Spahiu i cili u kundërshtua menjëherë nga Çollaku i cili këtë deklaratë e quajti “hajgare”.

“Hajgare është kjo. Edhe Adem Grabovci su kanë Hashim Thaçi por ka qenë në PDK, i ka zbatu planet e tij.”, tha shkurt Çollaku.

Më poshtë momenti i plotë/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.