Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, shkak rrogat

Gazeta10
10 August 2023 - 14:02

Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve.

Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.