Gazeta10

Ministria e Elbert Krasniqit kërcënon punonjësit pas lajmit të Gazeta10 për burrin e Haxhiut

Vetëm disa orë pasi që Gazeta10 e publikoi vendimin për punësimin e burrit të ministres Haxhiu, Alban Krasniqi në Ministrinë e Pushtetit Lokal, një email me tone kërcënuese është nisur në drejtim të stafit të kësaj ministrie.
Në e-mailin e nisur nga Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në ministri, e që e ka parë Gazeta 10, paralajmërohen punonjësit e kësaj ministrie se do të përballen me pasoja ligjore pas rrjedhjes së dokumentit që e dëshmonte punësimin e Alban Krasniqit në rolin e këshilltarit të jashtëm politik të Ministrit, Elbert Krasniqi.

E-maili i plotë i zonjës Çerkini ka këtë përmbajtje:

  • Siç e dini, dokumentet zyrtare sipas obligimit nuk keni të drejtë t’i shpërndani, ndërsa sot është shpërndarë
  • Vendimi i bashkangjitur sipas Ligjit për Qasje në dokumente publike, MAPL gjithmonë është e gatshme dhe e hapur t’u përgjigjet pyetjeve të parashtruara
  • P.S – Për këtë rast do t’i njoftoj organet kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore sa i përket kësaj shkelje ligjore.

Gazeta10 dje në mesditë publikoi dokumentin e vendimit të punësimit të Alban Krasniqit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Elbert Krasniqit.
Në reagimin e konfirmuar më vonë nga Krasniqi, thuhet se Alban Krasniqi do të punojë pa pagesë, porse mund të ketë angazhim nga një donator i jashtëm. Vetë ish-kandidati për kryetar të Malishevës dhe ministrja Haxhiu ende nuk kanë dalë me asnjë reagim.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë