Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Shëndetësisë me thirrje për profesionistët e licencuar dhe të pa punë

Gazeta10
06 October 2022 - 13:00

Ministria e Shëndetësisë ka dalur me një thirrje për profesionistët e lincencuar dhe të pa punë, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur mënyra se si mund ta kontaktojnë Ministrinë e Shëndetësisë.

Tutje, kjo thirrje është hapur për mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e lëmive të ndryshëm.

Aty bëhet e ditur edhe për të dhënat që duhet dërguar dhe detajet e tjera të thirrjes.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Njoftim për profesionistët shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH: msh.info@rks-gov.net si dhe në dy e-mail adresat e tjera: arsim.z.berisha@rks-gov.net, naim.bardiqi@rks-gov.net.

Të dhënat që kërkohen janë:

Emri dhe Mbiemri

Data e lindjes, vendlindja

Vendbanimi

Thirrja profesionale

Numri i licencës

Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët)”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.