Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Shëndetësisë mundëson trajtimin e pacientit, jashtë vendit

Gazeta10
26 August 2024 - 21:29

Ministria e Shëndetësisë, do të mbulojë shpenzimet për trajtimin urgjent jashtë vendit, për një pacient i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore.

MSh-ja, thotë se njoftimin për gjendjen e rënduar shëndetësore të pacientit Ilir Z., e kanë marrë sot.

“Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike”, shtoi ajo.

Ministria në postimin e saj në Facebook, tutje tha se shpenzimet e trajtimit për pacientin i mbulon sipas legjislacionit në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.