Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miroslav Lajçaku me Kurtin e Bislimin diskutoi edhe për marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit

Gazeta10
30 January 2024 - 19:15

Kryeministria e Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, të cilët pritën në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.