Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Misioni fisnik, gratë promovojnë turizmin malor

Gazeta10
04 March 2023 - 20:11

Gratë nga Kosova që promovojnë turizmin malor përmes ushqimeve tradicionale në zona të ndryshme të Kosovës kanë hapur bizneset e tyre por thonë se nuk kanë përkrahje të shtetit.  Disa nga këto gra përgatitjen e ushqimit tradicional për mysafirët tashmë e kanë kthyer në rutinë dhe me shumë interes.

Përgatitja e ushqimit për mysafirët tashmë është kthyer në rutinë për Gjevahire Gusturanaj në stanet e Moknës.

Për gjashtë muajt e vitit, në tri vakte të ditës, ajo u ofron mirëseardhje turistëve nga gjitha vendet.

Biznesi nga shtëpia tash është kthyer në një pikë të fortë të promovimit të turizmit malor dhe jo vetëm.

Gusturanaj ka treguar se biznesin e saj e ka filluar prej zeros duke vlerësuar se për një grua është shumë e vështirë.

Nëna e tre fëmijëve tregon se nuk e morën asnjëherë ndihmën nga dora e institucioneve, që të lehtësohet puna e saj në këtë biznes.

“E bukura dhe e dobishmja”, kështu e përshkruan ajo punën e saj të nisur dy vjet më parë, për të ndihmuar edhe gratë tjera serbe.

Gordana Toskiq, e cila jeton në anën tjetër të Kosovës nga Gjevahirja, tregon se si ka nisur me gatimet tradicionale.

“Nga Kosova do të thotë nga këtu, në thelb kuzhina jonë është e ngjashme me komunitetin shumicë ku jetojmë, edhe me jo shumicë kam ndjesinë diku se e gjithë kjo mund të ketë marrë recepturën e ushqimit turk. Por, ka diçka që është përgatitur këtu nga gratë në ato kohëra të lashta dhe kanë ndjekur njëfarë tradite dhe zakone, te ne p.sh. është pogaçja kosovare, e cila përgatitet gjithherë, do të thotë përgatitet kur lind fëmija, kur ka dasmë, kur ka festë, kur kemi të gjithë ato festa fetare, dhe për fat të keq edhe kur kemi varrim, kur mbaron ai shekull jetësor. Prandaj, të gjithçka këto përgatiten këtu dhe kështu në fakt e ruajmë atë tradite dhe tashme kemi filluar të kemi vajza të reja të interesuara t’i mësojmë, kjo thjesht përcillet brez pas brezi”

As Gordana nuk u mbështet nga institucionet për këtë biznes, me ç’rast, thotë se përveç vullnetit nuk kanë mundësi të mëdha.

Elida Avdullah, e cila është rritur me recetat e gjyshes dhe nënës së saj, ka filluar ti promovoj ushqimet tradicionale gorane. 

“Po, unë kryesisht punoj me porosi, varet kush çka kërkon dhe pastaj atë e bëjë. Përndryshe, kohët e fundit jemi duke punuar më shumë me torta, kemi kërkesa është për shkak të ditëlindjeve dhe dasmave të ndryshme dhe atë që kërkojnë klientët ne e bëjmë, por vitet e fundit po ndjehet një trend në rritje, që njerëzit po kërkojnë ashtu të them receta të harruara. Kërkojnë mashica, kërkojnë indianka, klere, sepse këto ëmbëlsira janë disi më të shëndetshme, sepse kanë vetëm miell, sheqer, vaj dhe vezë, nuk kanë shtesa dhe me pas disa breza te vjetra kërkojnë më shumë këto receta të vjetra”.

Industria e agoruturizmit në Kosovës është relativisht e re por me iniciativa individuale që kanë filluar të ngriten gradualisht.

Në vendet e rajonit, tashmë qeveritë kanë ngritur fonde të posacme mbështetje për agroturizmin dhe promovimin e turizmit malor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.