
Detaje ekskluzive janë shpalosur në emisionin “Politiko”, rreth kandidatëve potencialë në garë për të parin e Mitrovicës.
Për të parin e Mitrovicës kandidatë potencialë nga PDK-ja janë kryetari aktual, Bedri Hamza dhe nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri. Ndërsa nga radhët e LDK-së kandidat mund të jetë Gëzim Plakolli.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidatë potencialë janë Agim Bahtiri, Armend Muja dhe Faton Peci, ndërsa nga Aleanca ende nuk ka ndonjë emër. /Gazeta10
