Gazeta10

Mjekët në QKUK i shpëtojnë jetën fëmijës 1-vjeçar, kishte aspiruar një pjesë të lodrës (FOTO)

Mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një fëmije 1-vjeçar, i cili gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës, që i kishte shkaktuar vështirësi të madhe në frymëmarrje.

Sipas QKUK-së, fëmija menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit te huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë heqjen e trupit të huaj.

“Në këto kushte fëmiu dërgohet me urgjencë në sallë të operacionit, ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta.”

Në njoftim po ashtu thuhet se mjekët apelojnë te prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre./Gazeta10

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?