Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mjeku sulmoi një puntor në Spitalin e Pejës

Gazeta10
24 January 2023 - 12:21

Një doktor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit. Rasti është hapur në polici.

Informacionin e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, tha Gashi për Gazeta10.

I pyetur se cili dyshohet se është motivi që çoi deri te sulmi fizik, Gashi tha “një mosmarrëveshje e kanë pas të brendshme, rreth orarit të punës”.

I njëjti shtoi se viktima ka pranuar trajtim mjekësor./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.