Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj: Dëmi që bëri Kurti është më i madh se i Thaçit e Mustafës

Gazeta10
06 February 2024 - 10:19

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri Kurti gjatë qeverisjes së tij ka bërë dëme të mëdha.

Sipas tij, dëmi që ka bërë Albin Kurti është më i madh edhe se i Thaçit dhe Mustafës, raporton Gazeta10.

“Dëmin që e ka bërë Albin Kurti është më i madh së i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sepse as Hashim Thaçi e Isa Musatafa nuk e kanë zbatu vetëm marrëveshjen e kanë lon, kur po shkon Albini në Bruksel po i thojnë këto janë marrëveshjet që i kanë bërë Kosova dhe ky po thotë se janë obligime të bartësve të mijë, nëse shkon dikush nga Opozita në Bruksel krejt këto dakordime që i ka bërë Albini janë marrëveshje të Kosovës, e atëherë edhe ky ka bërë dëm veç çka ka pranu Albini pa e zbatu hiq, vetëm drafti i Asociacionit që e ka pranu Albini me marrëveshjen e parimeve të Isa Mustafës dhe me marrëveshjen e parë të normalizimit të Hashim Thaçit është si nata me ditë në kompetencat që ju kanë jepë”, tha ai në Politiko.

Ai shton se gjatë qeverisjes së Albinit ka marrëveshje jo të mira, sanksione dhe zgjedhje të reja në veri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.