
Finalistat e BBVK këtë javë kanë shijur momente të bukura bashkë, duke mos lënë anash as disa debate mes tyre por mbi të gjitha kohën më të madhe e kanë kalur së bashku pasi që fundi i këtij spektakli tashmë ka ardhur.
Në shtëpinë më të famshme në Kosovë këtë javë finalistët kanë pritur ish banorët e asaj shtëpie për vizit, ku të fundt të cilët kanë hyrë në shtëpi janë Blasa, Melisa, Urimi dhe Alisa raporton Gazeta10.
Gjatë natës së djeshme në shtëpin e BBVK, Stresi ka lagur me ujë vajzat, ku edhe ka shkaktuar momente qesharake por vajzat nuk janë dorëzuar, të nesërmen ishte Xhuli ajo e cila i’a ktheu të njejtën gjë.
Sot në mëngjes ajo ka lagur Stresin kur ishte në gjumë dhe për këtë ajo ka shkaktuar momente qesharake tek banorët.
Stresi e pati një reagim interesant kur u lagë nga uji, për ta parë këtë moment shikojeni videon më poshtë./Gazeta10