
Në moshën 17 vjeçare, Monroe është konkurrentja më e re e këtij viti në Eurovision- por ajo është tashmë një muzikante e shquar, e cila publikoi albumin e saj debutues në Francë vitin e kaluar.
Kënga e saj, Regarde!, ka të bëjë me përjetimin e një momenti të qetë për të vlerësuar botën përreth nesh – dhe përzien përgatitjen e saj si këngëtare opere me një prodhim dinamik pop, shkruan BBC.
Në skenë, thotë ajo, “sfida është të kalosh nga një stil në tjetrin, midis muzikës klasike dhe asaj popullore – dhe të gjesh ekuilibrin midis ndryshimeve”.