
Morena Taraku dhe Skerdi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor i cili do të publikohet së shpejti.
Këngtarët kanë postuar foto gjatë xhirimeve të spotit në rrjetin social Instagram të tyre me mbishkrim Coming Soon, ku kanë bërë me dije se së shpejti do ta publikojnë këngën e titulluar “Malli”.
Vlenë të kujtojmë se Morenës para pak kohe i ndodhi një rast jo i këndshëm, pasi disa persona të panjohur ia demoluan shtëpinë e saj në Turqi, ku vodhën një pjesë të konsiderueshme të gjërave me vlerë brenda shtëpisë.