Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Tri netët magjike te “Prizren Rock & Blues Festival” – rikthehen pas 15 vitesh Telex

Gazeta10
17 June 2026 - 13:28

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi” në Prizren ngjiten virtuozët vendorë dhe ndërkombëtarë të skenës së rock-ut dhe blues-it.

Dire Straits Legacy vjen me ritmet e paharruara të rock-ut botëror.

Telex, gjigantët e rock-ut dhe funk-ut nga Shkupi, rikthejnë hitet evergreen në skenë pas shumë vitesh.

Për herë të parë pas më shumë se 15 vitesh, Telex rikthehet në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit, i cili është një nga emat që ka lënë gjurmë në historinë e rock-ut shqiptar vjen për një natë plot energji, nostalgji dhe emocione në Prizren Rock & Blues Festival.

Këngët që i kemi kënduar ndër vite do të jehojnë sërish live në kenë.

Po ashtu në skenë do të ngjitet edhe Rock-bendi i njohur turk Kolpa vjen për herë të parë për një performancë të paharruar në vendin më të bukur, në Prizren.
Por jo vetëm kaq.

Në skenë rikthehen ritmet e kolosëve të muzikës rock, me performancat e Led Zeppelin 2 dhe Attitude Guns N’ Roses Band.

Bombastik si asnjëherë më parë, grupi i njohur TNT sjell muzikën autentike.

BB Poqi, në jubileun e tij të 40-të, do të sjellë performanca të paharruara.

3 Mosketjerët do të dëshmojnë simbiozën fantastike të tri legjendave të muzikës shqiptare rock.

Në skenën e madhe të Prizren Rock n Blues ngjiten edhe Zwada, Hawolf, Rool, Urban Band, Flawia Zere, Beska and All Star Band dhe Dolludizgin.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.