Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mos ia mësyni kësaj pike kufitare, rruga është vështirë e kalueshme nga bora

Gazeta10
14 Dhjetor 2023 - 19:16

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës sot rreth orës 18:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të rënda motorike drejt pikës kufitare Kula.

Këtë e kanë raportuar Radio Televizionit Rozhaje nga pjesëtarët e policisë kufitare.

“Nuk shpresojmë të vendosim trafik për mjetet e mallrave para orëve të mëngjesit. Është e vështirë për automjetet e pasagjerëve të udhëtojnë. Apelojmë qytetarët që të mos dalin në rrugë nëse nuk është absolutisht e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare.

Fotot tregojnë gjendjen aktuale në terren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.