Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mosekzekutimi i pagave, rikthen në agjendë grevën

Gazeta10
06 October 2022 - 19:21

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Pas mosekzekutimit të pagave të muajit shtator, SBASHK-u ka filluar të shqyrtojë veprimet e ardhshme sindikale, derisa nuk është përjashtuar as rikthimi i grevës. Nga kjo sindikatë kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, derisa kanë thënë se nuk do të presin gjatë për përgjigje. Me mësimdhënësit është solidarizuar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, nga i cili kanë thënë se pasojat e mospagesës do të reflektohen tek pamundësimi i krijimit të kushteve normale për mësimdhënie, shkruan Kana10.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka filluar të diskutojë për veprimet sindikale të cilat do t’i marrin për shkak të mosekzekutimit të pagave të muajit shtator.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se nuk mund të presin deri në pafundësi, derisa kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave në lidhje me mosekzekutimin e pagave.

Po ashtu nga kjo sindikatë nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë e rikthimit të grevës.

Pllana ka thënë se nga Ministria e Financave asesi nuk do të pranojnë avance.

Ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e kanë kërkuar edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Nga ky këshill kanë thënë se pasojat e mospagesës do të reflektohen tek pamundësimi i krijimit të kushteve normale për mësimdhënie.

Kanal 10 ka provuar të marrë një qëndrim në lidhje me situatën e krijuar edhe nga Ministria e Arsimit, por që të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.