Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mospajtime me Pantinës e Kërstiq: Kurti s’ka inat me qyetarët në veri, por po qeverisë keq

Gazeta10
12 Mars 2024 - 21:34

Antarja e LDK-së Shqipe Pantina është përplasur me gazetarin serb Branislav Kërstiq sa I përket kryeministrit Kurti.

Sipas saj, kryeminsitri Kurti vendimin që e ka marrë për dinarin nuk është që lidhet me serbët në veri, raporton Gazeta10.

“Unë kam mospajtime të thella me Qeverinë por që un nuk mendoj se kryeministri Kurti këto veprime po i bënë sepse nuk i do qytetarët serb, sepse ai të njëjtat vendime është duke i bërë edhe me qytetarët kosovar, ka marrë një varg vendimesh që i ka prek qytetarët njëri nga to është ligji për paga që ka shkaktu shumë paknaqësi, vendimi me arsimtarët me sindikatat”, tha ajo në Kanal10.

Pantina shton se kryeministri Kurti nuk e ka inatin me serbët në veri por që ai po qeverisë në mënyrë të gabuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.