Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mot i vranët dhe me reshje bore për fundjavë

Gazeta10
28 January 2023 - 8:23

Mbi vendin tonë gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.