Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mot me diell dhe reshje shiu

Gazeta10
23 July 2023 - 8:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të IHK-së, pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.