Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mot me vranësira dhe riga shiu

Gazeta10
28 November 2022 - 8:23

Gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të ketë mot kryesisht me vranësira dhe riga shiu, ku minimalja pritet të bie në minus dy gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në shtatë gradë.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, raporton Gazeta10.

Të martën moti do të jetë kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6  gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius

Të premten moti do të jetë i vranët dhe me riga  të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Ndërkohë, sot, në shumë pjesë të vendit, në orët e vona parashihet të bie shi i përzier me borë, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.