Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti për sot, jostabil dhe i vranët

Gazeta10
30 August 2022 - 8:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për datën 30 gusht do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimin moti jostabil do të shkaktoj rreshje shiu, ku në disa vende mund të shoqërohet me breshër dhe rrufe. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13-17 gradë Clesius ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë mbi 24 gradë Clesius.

Njoftimi i plotë:

“Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.”, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.