
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira, raporton Gazeta10.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë./Gazeta10