Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Moti sot i ndryshueshëm dhe me mundësi për shi

Gazeta10
14 October 2022 - 6:17

“Prishtina Weather”, ka njoftuar se sot moti në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm dhe me mundësi për shi, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë i pranueshëm.

Temperaturat minimale do të sillen 10C deri në 12C ndërsa maksimalet 18C deri në 22C

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryesisht mot me vransira gjatë javës. Të martën me shi. Temperaturat lehtazi në rënie përreth vlerave mesatare.

9.10.2022 – Parashikimet e fundit po japin kushte të një moti të dominuar kryesisht nga vransirat përgjatë kësaj jave të dytë të tetorit. Ditën e martë edhe paraqiten kushte për të reshura shiu, që orëve të pasdites vende-vende edhe mund të jenë në formë rrebeshesh me bubullimë. Riga lokale shiu nuk përjashtohen ditën e mërkurë dhe të enjte. DItën e premte edhe mund të ketë intervale paksa më të gjata me diell.

Për fundjavë mund të presim mot stabil dhe me intervale më të gjata me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit, edhe ditën e hënë mund të kaloj në vlera të dobëta, mirëpo nga e marta kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

10.10 – Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull. Ditën ngrohtë, kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

11.10 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.

12.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.

13.10 – Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.

14.10 – Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.

Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.