
Mesfushori Mason Mount pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, por jo edhe nga kampionati i Anglisë.
“Sky Sports” ka njoftuar të martën se Mount ka gjasa të mëdha t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit.
24-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean që i skadon vitin tjetër dhe tashmë ka nisur kontaktet me Liverpoolin.
Ai tek “Reds” po shihet si përforcim i duhur, ndërsa Chelsea për kartonin e tij po kërkon të paktën 70 milionë euro.
Mount në vitin 2019 është promovuar në ekipin e parë të Chelseat dhe është reprezentues i Anglisë.
Këtë sezon Mount ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime në të gjitha garat për ekipin nga Londra.