
Trajneri i skuadrës së Romës, Jose Mourinho ka konfirmuar se Nicolo Zaniolo ka kërkuar largimin nga ekipi kryeqytetas në afatin e janarit.
Ndër ekipet më të interesuara për Nicolo Zaniolo është edhe ekipi nga Londra, Tottenham, të cilët kanë filluar bisedimet me klubin dhe lojtarin për një transferim të mundshëm.
Ndër të tjerash, Mourinho ka thënë se largimi do të ndodhë nëse vie ndonjë ofertë e kënaqshme për 24-vjeçarin.
Lojtari Italian këtë sezon nuk po kalon në formë të mirë, ku në Serie A ka shënuar vetëm një gol përgjatë 13 ndeshjeve.
Nicolo Zaniolo është llogaritur gjithmonë si një nga talentët më premtues Italian, mirëpo lëndimet e shumta që ka pasur kanë ndikuar në formën e tij.
Përveç Tottenham, për Zaniolon kanë shprehur interesim edhe klube tjera si: Neëcastle United, Nottingham Forest e West Ham United.