Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mozzik bën një tatuazh – është në gjuhën arabe

Gazeta10
06 October 2022 - 12:20

Reperi i njohur Gramoz Aliu, i prezantuar për publikun me emrin e artit Mozzik ka treguar se është i pasionuar pas tatuazheve.

Ai ka shumë të tillë në trupin e tij, përfshirë edhe disa në duar dhe gishta. E së fundmi artisti ka shtuar një të ri që e ndau dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mozzik postoi një foto në Instastory ku shihej në avion duke udhëtuar teksa fokusonte tatuazhin e ri në gjuhë arabe i bërë pranë gishtit të madh të dorës.

Por, cili është kuptimi i tij?

Kjo fjalë në shqip përkthehet “luftëtar”. Simbolika? Mozzik shpesh ka deklaruar se e cilëson veten si ‘ushtar’ sepse ka luftuar për të qenë këtu ku është sot.

Një nga tatuazhet e Mozzik që është pëlqyer më shumë dhe që na rrëmbeu zemrat është portreti i vajzës së tij, Hanës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.