Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mozzik shoqërohet në polici, dyshohet për kanosje

Gazeta10
19 May 2023 - 9:20

Reperit kosovar, Gramos Aliu i njohur si Mozzik është shoqëruar mbrëmë në stacionin policor të Ferizajit

Sipas asaj që thotë kryeprokurori i Ferizajit, Shukri Jashari, Mozzik dyshohet se ka “kanosur një person”.

“Ai është intervistuar, dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur më 16 maj të këtij viti dhe Prokuroria e ka hapur “rastin për kanosje”.

Jashari tha se gjatë kësaj procedure atij i është sekuestruar edhe një armë.

Për rastin në fjalë ende nuk ka reaguar Policia e Kosovës./Express

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.