Gazeta10

“Mua me intereson Republika, jo ti e Albini” – Matoshi ia kujton Gashit vuajtjet e tij nëpër burgjet serbe

Ceremonia e betimit të tre kryetarëve të veriut që do të organizohet nesër, ka përplasur ashpër në Politiko komentatorët politik, Halil Matoshin me Blerim Gashi.

Matoshi i ka quajtur “filma” përpjekjet e Qeverisë për ta shtrirë sovranitetin në veri të vendit përmes zgjedhjeve të organizuara në komunat me shumicë serbe, transmeton Gazeta10.

Madje në një moment, Matoshi ia kujton Gashit deklaratën e kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj se “nuk provohet shteti” me veprime të tilla.

“Shteti ose është shtet, ose s’është hiç. Nuk ka aty pak ma pak shtet, e ma shumë shtet. Se s’ka, s’mundet me pasë. Je aty i pranishëm në objektin shtetëror, ose nuk je. Je në komunë, ose s’je. Këto filma, nëpër kafehane, nëpër oda, e nëpër livadhin folklorik është lehtë me ba këso filma. Por, me ruajt shtetin e integritetin, është zor.”, iu drejtua Matoshi – Gashit.

“Edhe Fatmir Limaj fet e ka ba. Ti e citove edhe e more si shembull të mirëqenë. E me çu antena interneti te Veselinoviqi?.”, ia ktheu Gashi – Matoshit.

Tutje, Matoshi ia përmendi Gashit edhe vuajtjet e tij nëpër burgjet serbe në kohën e ish-Jugosllavisë në shenjë revolte.

“Ju ka thanë Fatmir Limaj që nuk provohet shteti. A the vet, e kemi provu. Unë kam vullnet me mbrojtë Republikën. Krejt jeta jem ka shku në mbrojtje, në resistencë të kësaj Republike. S’kam shtet rezervë unë z.Gashi. Janë fakte ose s’janë. Mundësia s’ekziston.”, reagoi Matoshi.

Më poshtë momenti i plotë. /Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën