Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Muaji i dytë, s’ka paga për punët shtesë

Gazeta10
31 Mars 2023 - 18:55

Raporti: Egzona Shala

Infermierët, shërbimi teknik dhe shoferët marrin pagë më të vogël sesa me koeficientin e vjetër

Punëtorët shëndetësorë vazhdojnë ta shprehin pakënaqësinë për pagat e ulëta pas miratimit të Ligjit të ri. Infermierët, shërbimi teknik, shoferët e ambulancës,  janë vetëm disa kategori nga ky sektor të cilët nuk marrin pagë për punët shtesë. Ata u kanë bërë thirrje institucioneve relevante për shqyrtim të kërkesave të tyre.

Mospagesa e shtesave për shujtat ditore, ndërrimin e natës, orët shtesë e festat, ka bërë që një kategori e sektorit të shëndetësisë të marrin pagë më të vogël.

Ani pse me koeficientin e ri për ta është paraparë që të marrin pagë për 80 euro më shumë, tani me largimin e pagesës së shtesave, marrin pagë më të ulët sesa me koeficientin e vjetër.

Për këtë, një punëtor ndihmës në QKUK thotë se nuk ndihet mirë me mospagesat e shtesave.

E ngjashëm me këtë problem po përballen edhe infermierët të cilët e quajnë diskriminim.

Fitim Havolli thotë se nëse nuk paguhen orët shtesë mund të bojkotojnë punën pasi nuk mund të punojnë jashtë asaj për të cilën nuk paguhen.

E lidhur me këtë çështje, nga sindikata e shëndetësisë në QKUK kanë thënë se nuk do të heshtin deri në realizim të kërkesave të tyre.

Agron Kryeziu, nënkryetar i Sindikatës ka thënë se kërkesa për shtesat e kujdestarisë mund realizohet pasi SHSKUK është me pagesa vetanake për këtë çështje.

E nga SHSKUK nuk kanë kthyer përgjigje rreth kërkesën e tyre të punëtorëve shëndetësorë.

Ngjashëm kanë vepruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.