Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Muja shënon sërish në Belgjikë (Video)

Gazeta10
22 January 2023 - 16:08

Futbollisti i Kosovës, Arbnor Muja, ka shënuar përsëri në Jupiler të Belgjikës, derisa ekipi i tij Antwerp ka shënuar fitore të thellë ndaj Standard Liege-it sot, 4-1 [Janssen 8, 87, Muja 29, Bokadi 42ag. – Alzate 40].

Muja, me bashkëlojtarit e tij ka bërë një kombinim shumë të bukur për t’i dhënë avantazhin dygolësh skuadrës, ndërsa ai me të majtën goditi për të qëlluar çoshen e portës kundërshtare dhe për të shënuar golin e dytë këtë stinor në elitën belge të futbollit.

Derisa Genku lider ka 55 pikë, Antwerp është i treti aktualisht me 42 pikë, 7 më pak sesa Union St Gill.

Kujtojmë Muja kaloi këtë verë nga Drita te Antwerp, ndërsa belgët paguan 400 mijë euro për ta blerë lojtarin, që Drita e kishte blerë 80 mijë euro nga Trepça’89 një stinor më parë. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.