Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muja tregon porosinë që policët e Kosovës ia dhanë, thotë se ata nuk janë të demoralizuar

Gazeta10
15 June 2023 - 20:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur në seancën e Kuvendi, ku po diskutohet për kidnapimin e tre policëve kosovarë brenda territorit të Kosovës nga forcat policore serbe.

Muja tregoi disa biseda që kishte me policët e Kosovës, duke theksuar se kërkesa e parë dhe e fundit e tyre kishte qenë ‘’mos lëshoni pe’’, raporton Gazeta10.

“Në Kushtovë të Vllahisë, është e vendosur Policia e Kosovës, ata kanë qenë nga Kaçaniku, në një rast kanë qenë nga Polaci, nga Llausha. Në pika tjera, në Mitrovicën Veriore kam takuar policë nga Gjakova, në Suhadoll kam takuar policë nga Gjilani, nga të gjitha vendet e Kosovës, mos të harroj edhe nga Dragubili i Malishevës…Meqenëse më njihnin, ma kanë dhanë një porosi. Porosia e vetme e tyre, se natyrisht se vizita ime ka qenë me i motivu aq sa kam pasur mundësi në rolin tim. Ndërkohë që ne kemi pasur drojën që ata kanë demoralizim, kërkesa e tyre ka qenë “mos lëshoni pe”. Kërkesa e parë dhe e fundit ka qenë “mos lëshoni pe”, deklaroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.