Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Muja u reagon deputetëve të PDK-së për “picën në burg”: Se njoh Shalën e as Haxhiun

Gazeta10
26 April 2023 - 17:28

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja reagoi pas akuzave se atij i ka dërguar një picë në burg, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në periudhën sa ka qenë arrestuar nga Policia e Kosovës për rastin e akreditimit në arsimin e lartë.

Ai në Kuvend tha se deputetin Ferat Shala dhe Bekim Haxhiu nuk i ka njohur asnjëherë, veç në Kuvend.

Ndërkohë, Muja se sistemi i drejtësisë ka dëshmuar për pafajësinë e tij në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në procesin e akreditimit në arsimin e lartë.

“Që ta kupton popullsia unë nuk e njoh Ferat Shalën dhe as Bekim Haxhiun, përveç këtu në Kuvend. E dyta, po unë jam akuzuar, çështje kjo që nuk mund të kontrollojmë dot, ne kontrollojmë veprimet tona, të dokumentojmë se performanca jonë ka qenë e ndershme. Çfarë mund të bëjmë është t’ia lëmë procesit të drejtësisë, në 12 pika procesi i drejtësisë ka pasur shpallje të pafajshëm”, tha ai.

Por, atij i reagoi deputeti Haxhiu, i cili akuzoi deputetin Muja se është bukëpërmbysës.

Zotëri Muja as më shumë as më pak, ajo çka ka qenë e kam thënë. Mundeni ju me qenë bukëpërmbysë ajo është çështje jotja”, tha ai.

Seanca e Kuvendit shkoi në pauzë deri në orën 16:30.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.