Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mungesa e materialit të pasaportave, Kurti: Jemi gjendur në një situatë të pazakontë

Gazeta10
10 January 2023 - 15:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës është gjetur në një situatë të pazakontë me mungesën e materialit të pasaportave, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se edhe shtetet e tjera kanë pasur mungesa dhe vështirësi të tilla.

Më tej, ai ka thënë se MPBP-ja po bënë më të mirën e mundshme që ta kalojë këtë problem.

“Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të mungesës së materialit për pasaporta është gjendur në një situatë të pazakonshme, cila nuk është e pa zakonshme në raport me shtet e tjera të cilët po ashtu kanë pasur vështirësi të tilla. MPBP-ja po bënë më të mirën e mundshme që sa më shpejt ta kaloj këtë problem”, tha ai. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.