
Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq ka deklaruar se municioni i gjetur nga policia në fshatin Vallaq të Zveçanit, nuk ka të bëj fare me të.
Arsenijeviq në linjë direkte për emisionin “Politiko” bëri të ditur se aktualisht nuk gjendet në shtetin e Kosovës.
“Unë të premtën kam qenë në seminar e të dielën i kam shkuar në vizitë familjes dhe më duhet t’i kryej edhe disa punë tjera. Nuk jam në Kosovë. Jo, ajo që është gjetur nuk është e imja, as në pronën time, asgjë nga kjo nuk ka të bëj me mua. Sa jam i informuar, ajo që është gjetur, është gjetur në një hapsirë të hapur“, deklaroi ai.