
Ministri i Financave, Hekuran Murati pas Mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media ka treguar se buxheti për FSK-në, për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro.
Murati ka thënë se ky buxhet është 20% më shumë se sa që ka qenë për vitin 2022, transmeton Gazeta10.
“Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, ka deklaruar ai./Gazeta10