Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Murati: Bizneset kanë rritur fitimet, le t’i rritin edhe pagat

Gazeta10
09 November 2022 - 14:02

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se bizneset i kanë rritur fitimet dhe duhet rritur edhe pagat e punëtorëve, raporton Gazeta10.

Murati ka thënë se çmimet janë rritur por krahas kësaj janë rritur edhe fitimet e bizneseve.

Tutje, Murati ka thënë se ata duhet t’i ndajnë fitimet e tyre me punëtorët sidomos pas rrethanave të reja.

Këtu keni postimin e plotë:

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve

Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.

Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.